E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Remitancat u rritën me 14%, kryesojnë emigrantët nga Italia e Greqia

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Paratë që sollën emigrantët, gjatë 9-mujorit të këtij viti shënuan rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas të dhënave të publikuara në Bilancin e Pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet valutore të emigrantëve, për periudhën janar-shtator 2024, arritën në 772 milionë euro.

Krahasuar me një vit më parë, janar-shtator 2023 në euro, remitancat u rritën me 14%.

Italia, Greqia, Gjermania dhe Anglia kryesojnë, si vendet prej nga vinë prurjet më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në këto shtete.

BSH-ja vëren se, nivelet e larta të remitancave, shpenzimet e turistëve, investimet e huaja direkte kanë qenë faktorët kryesore në zhvlerësimin e fortë të valutave në përgjithësi dhe euros në veçanti.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›