E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Ligji dhe Kushtetuta mbrojnë liritë fetare

Kushteteuta e Shqipërisë dhe ligjet, mbrojnë lirinë fetare në vend. Me këtë konkluzion ka dalë raporti 13 vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke iu referuar besimit fetar në vendin tonë. Në raportin e DASH thuhet se gjatë kohës për të cilën raportohet, nuk ka patur asnjë rast për abuzime ose diskriminim shoqëror, bazuar në përkatësisë fetare.

Sipas këtij raporti thuhet se Shqipëria është një shtet laik dhe qytetarët shqiptarë janë të lirë të besojnë në fenë e tyre lirisht. Për këtë arsye evidenton raporti edhe Parlamenti shqiptar në maj të këtij viti, votoi një ligj kundër diskriminimit, çka bën që shqiptarët janë të lirë të besojnë fenë e tyre. Duke iu referuar lirisë së besimit në Shqipëri , raporti thekson se Komiteti Shtetëror i Kulteve raporton për më shumë se 230 grupe fetare, organizata, fondacione, dhe institucionet arsimore që veprojnë në vend. Komiteti Shtetëror i Kulteve, nën juridiksionin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është i ngarkuar me rregullimin e marrëdhënieve në mes të komuniteteve të qeverisë dhe fetare, si dhe mbrojtjen e lirisë së fesë dhe nxitjen e bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërfetar.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e tij të fundit për liritë fetare, duke identifikuar sfidat në rreth 200 vende. Raporti identifikon Iranin, Uzbekistanin, Kinën dhe Burman në mesin e vendeve me shqetësime të veçanta, ndërsa thotë se Afganistani, Iraku, Pakistani, Rusia dhe Taxhikistani përballen me sfida të mëdha në sigurimin e lirisë fetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›