E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agron Kulicaj, padit për shpifje Sajmir Tahirin

Policia e Shtetit, me anë të një deklarate për shtyp, përgënjeshtron akuzat e paraqitura sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë nga ana e deputetit Sajmir Tahiraj, në lidhje me kontrabandën e mineraleve të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kulicaj. Policia e Shtetit, i konsideron këto akuza, presione të papranueshme kundër punës së Policisë së Shtetit, në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 

zv.Drejtori i Përgjithshëm Agron Kuliçaj ka depozituar sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një padi civile për shpifje për shkak të detyrës kundër Sajmir Tahirit, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
 

“Qëndrimet, të cilat pa fakte dhe prova, synojnë në mënyrë të përsëritur të dëmtojnë imazhin e Policisë së Shtetit dhe të drejtuesve të saj, nuk do të mund të zbehin arritjet domethënëse të Policisë së Shtetit dhe nuk mund të dobësojnë luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” thuhet më tej në reagim.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›