DASH kembengul per lirimin e diplomatit amerikan nga Pakistani

Departamenti i Shtetit ka insistuar se nje punonjes i konsullates amerikane i ndaluar ne Pakistan qe media thote se eshte punonjes i CIA-s ka imunitet diplomatik dhe duhet te lirohet.
Media amerikane citoi zyrtare te paidentifikuar te kene thene se Raymond Davis eshte kontraktor per CIA-n.
Media thote se i ishte kerkuar nga zyrtare amerikane te mos njoftonin rreth kesaj ngjarje me shqetesimin se informacioni mund ta vinte ate ne rrezik. Lajmet e publikuara dje dhe sot thone se kjo kerkese eshte terhequr.
Zedhenesi i Departamentit te Shtetit P.J. Crowley tha dje se Shtetet e Bashkuara jane te shqetesuara per sigurine e zotit Davis dhe besojne se ai ka vepruar per te mbrojtur veten kur qelloi per vdekje dy pakistaneze ne Lahore.