E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekui i ben thirrje klases politike ne Shqiperi te gjeje rrugedalje

Ne Shqiperi kreu i delegacionit te Bashkimit Evropian i beri thirrje klases politike shqiptare qe te gjeje menyren per te dale nga situata e krijuar e cila sic tha ai rrezikon te ngadalesoje te ardhmen evropiane te vendit. Ambasadori Etore Sekui i beri komentet sot ne Shkoder ku u perurua Qendra e Informimit te Bashkimit Evropian.  Ne perurimin e qendres merrte pjese edhe kryeministri Sali Berisha.

I pranishem ne perurimin e Qendres se Informimit te BE ne qytetin e Shkodres shefi i Delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi ambasadori Ettore Sequi tha se klasa politike shqiptare duhet te gjeje rrugen per te dale nga situata politike e momentite cila mund te ngadalesoje te ardhmen europiane te Shqiperise.

Kohet e fundit Shqiperia ka kaluar momente te veshtira. Une kam besim te plote se vendi juaj do te kete mundesi qe te mobilizoje energjite e veta me te mira ne rrugen drejt Europes. Shpresoj qe situata politike e momentit e cila edhe mund te ngadalesoje te ardhmen europiane te Shqiperise do te gjendet nje menyre per te dale prej saj me synimin qe ne te perqendrohemi tek sfidat e te ardhmes per integrimin ne BE.

Liberalizimi i vizave eshte nje hap i rendesishem ne kete drejtim por eshte vetem nje hap ne nje udhetim te gjate per te cilin kerkohet vendosmeri dhe angazhim i plote. Per kete arsye une kam besim se Shqiperia do te punoje fort qe te permbyshe 12 perparesite e nxjerra nga opinioni i Komisionit Europian pasi integrimi  ne BE eshte ceshtje e nje pergjegjesie qe duhet permbyshur permes veprave.

Shefi i Delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi theksoi rendesine e zgjedhjeve te arsheme vendore si nje nga sfidat e procesit te integrimit ne BE.

Perpara nesh kemi sfida te rendesishme qe perfshijne mes te tjerash edhe zgjedhjet e arshme vendore te cilat duhet te jene ne te njejten linje me standartet me te mira nderkombetare dhe qe kerkojne te kete bashkepunim me te mire dhe te permiresuar si dhe dialog nderpartiak ne parlament me qellim qe te lejoje edhe kalimin apo miratimin ne menyre konsensuale te reformave per te cilat ky vend ka aq shume nevoje.

I pranishem ne perurimin e Qendres se Informimit te BE ne Shkoder Kryemnistri Berisha vleresoi mbeshtetjen e vendeve te Europes dhe SHBA per Shqiperine. Zoti Berisha tha se Qeveria eshte e vendosur per hetimin e plote dhe perfundimtar te ngjarjeve te 21 Janarit perpara Kryeministrise nderkohe qe u beri thirrje qytetareve qe te marrin pjese ne votimet e 8 Majit.

Me 8 maj le te marrim ne te gjithe pjese ne votime. Le te votojme ne si qytetare te lire dhe te deshmojme se nuk ka flake dhe nuk ka puc nuk ka aventure dhe aventuriere qe mund te denoje vullnetin tone te lire voten tone te lire vlerat tona.

Qendra e Informimit te BE ne qytetin e Shkodres eshte e dyta pas asaj te hapur kohe me pare ne Tirane. Ngritja e saj eshte investuar nga BE per ti sherbyer informimit te qytetareve shqiptare rreth sherbimeve qe kane te bejne me Bashkimin Europian si dhe ndikimin qe do te kete tek qytetaret procesi i integrimit ne Europe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›