Kosove votohet sot per presidentin e ri dhe qeverine

Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot pasdite për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë. Seanca në të cilën do të hidhet në votim zgjedhja e Behgjet Pacollit president dhe kabineti i ri qeveritar i udhëhequr nga Hashim Thaçi, është thirrur me kërkesë të grupit parlamentar të PDK-së. Zgjedhja e presidentit bëhet me votim të fshehtë dhe nëse në raundin e tretë kreu i AKR-së Pacolli nuk arrin të sigurojë të paktën 61 vota, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe qeverisë i duhen i njëjti numër votash për të kaluar në Parlament.
Partnerët e koalicionit, Partia Demokratike, Aleanca Kosova e Re, Lista Ibrahim Rugova dhe minoritetet numërojnë rreth 65 vota. Nderkohe partitë opozitare, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se nuk do ta votojnë kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli për president dhe as kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi për kryeministër. Dështimi për të zgjedhur institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e dhjetorit do ta çonte sërish vendin në krizë të re institucionale.
Të hënën, ligjvënësit kosovarë rizgjodhën në krye të Parlamentit Jakup Krasniqin, njërin nga drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës.
Azhornuar së fundi ( e martë , 22 shkurt 2011 )