E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH reagon ndaj arrestimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi

UASHINGTON-Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi ndaj arrestimeve të ditëve të fundit nga autoritetet e Kosovës dhe Sërbisë të shtetasve të njeri-tjetrit.
Departamenti i Shtetit shprehu shqetësimin lidhur me deklaratat e disa zyrtarëve, të cilët kanë bërë tërthorazi kërcënime se arrestimet janë reciproke ose hakmarrëse.
“Si për të gjithë vëndet që aspirojnë të anëtarësohen në strukturat euro-atlantike”, thekson Departamenti i Shtetit.
“Ne presim si nga Serbia ashtu edhe Kosova të respektojnë shtetin ligjor dhe të mos bëjnë deklarata, apo të kryejnë veprime që shkaktojnë ngritjen e tensioneve”.
Ne e kuptojmë, thuhet më tej në njoftimin për shtyp të Departamentit të Shtetit, se Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë ka ofruar të krijojë kushtet për dy shtetësinë në Kosovë në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
“Shtetet e Bashkuara shpresojnë që qeveria e Kosovës e cila ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar një ndërmjetësim të tillë, dhe qeveria e Serbisë e pranojnë këtë ofertë sa më parë që të jetë e mundur”, përfundon Departamenti i Shtetit.

(d.b/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›