Periferia ne faqet e librit te sociologut Luigi Za

“Kombinat – Historia dhe jeta e përditshme e një lagjeje simbol të Tiranës”.
Është ky libri i sociologut të njohur Italian Luigi Za që u promovua në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.
Në qendër të këtij libri është lagjia e Kombinatit, një nga periferitë më të mëdha të kryeqytetit, e lindur në fund të viteve ’40 dhe në fillim të viteve ’50 në funksion të një kompleksi të madh industrial i quajtur Kombinati i Tekstileve Stalin.
Ndryshimet që ndodhën në vitet ’90 në Shqipëri, përfshinë edhe këtë zonë urbane të Tiranës.
Të gjitha fabrikat u mbyllën, në disa kapanonë morën nismë disa aktivitete prodhuese e tregëtare shumë modeste, të tjera ambiente u bënë banesa për të migruarit nga zona të tjera të Shqipërisë.
Në këtë formë ndryshon rrënjësisht funksioni i zonës punëtore e për pasojë përbërja demografike e sociale.
Te gjitha këto marrin jetë në faqet e librit “Kombinat- Historia dhe jeta e përditshme e një lagjeje simbol të Tiranës”.
“Ky libër mund të lexohet në dy mënyra, në atë akademike por edhe si një tregim. Për mua rëndësia e kombinatit, ishte e dyfishtë. E para dhe e rëndësishme është lidhja që kishte fabrika me lagjen. Hapësirat dhe ngrehinat ishin ndërtuar në funksion të punëtorëve.
Teknika cilësore të përdorura për këtë libër kanë qenë intervistat e thelluara në historitë e rreth 200 familjeve.”-u shpreh Luigi Za
Luigi Za ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1992. interesat e tij shkencorë dhe aktivitetet e kërkimit teoriko empirik drejtohen ndaj politikave sociale, kushtet e grupeve të margjinalizuara, zhvillimi social dhe ekonomik të zonave periferike.
Një nga publikimet në këtë fushë është ai I vitit 2001 mbi Komunitetin, kujtesën, zhvillimin.
Këta tre elementë i gjejmë edhe tek libri i tij i fundit mbi lagjen Kombinat.