Rishkrimi i historise shqiptare
Historia e çdo epoke, e çdo vendi dhe e çdo populli është një proces asnjëherë i përfunduar. Aq më tepër historia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë, që për 50 vite eshte censuruar.
Ne e kemi me të domosdoshme se kurrë procesin rivlerësimit thotë studiuesja, Ana Lalaj. Historjania ka shfrytëzuar arkivat britanike, ku na sjell risi për figurën e Abaz Kupit.
Materiale që kanë të bëjnë me histografinë shqiptare marrë në arkivat e huaja në kuadër të rishkrimit të historisë së shekullit të 20-të, do hedhin dritë mbi zgjedhjen e delegatëve të “Kongresit të Përmetit”, “Konferencën e Labinotit” dhe atë të “Mukjes”. Krahas materialeve shkrimore studiuesja Lalaj na bën me dije se ka marrë edhe rreth 24 mijë imazhe fotografike, ku publikohen herë të parë për “ABC News” foto të festimeve të 28 nëntorit 1944 në Vlorë.
Në 20 vitet e fundit, ky është projekti më i madh për historiografinë shqiptare, ku janë përfshirë të gjithë punonjësit shkencorë të Institutit të Historisë në Tiranë, pedagogë dhe një pjesë e mirë e studiuesve shqiptarë të qendrave shkencore dhe universitare në Kosovë dhe në Maqedoni.