E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH reagon pas kritikave ndaj Klinton

Uashington - Departmenti i Shtetit i quajti të padrejta dhe të pasakta kritikat e disa komentatorëve të gazetave amerikane, sipas të cilëve Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, nuk i ka dhënë rëndësi çështjeve të të drejtave të njeriut gjatë dy udhëtimeve të saj të para jashtë shtetit. Gjatë një komenti të publikuar dje, e përditshmja amerikane, Uashington Post, e akuzonte zonjën Klinton se ajo po zhvlerëson traditën amerikane në mbrojtje të të drejtave të njeriut duke minimizuar shqetësimet mbi to, gjatë vizitave të fundit në Kinë, Egjipt dhe Turqi, vende të cilat janë ndeshur me kritika të vazhdueshme në raportet e përvitshme mbi të drejtat të Departamentit të Shtetit.

Duke folur me gazetarët, zëdhënësi në detyrë, Robert Ud, tha se është e padrejtë dhe e pasaktë të thuhet se zonja Klinton nuk ka pasur një qëndrim të palëvizshëm dhe të fortë ndaj çështjeve të të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›