E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende asgjë nga bisedimet Slloveni-kroaci

Bruksel - Ministrat e jashtëm të Kroacisë dhe Sllovenisë Gordan Jandrokoviç dhe Samuel Zbogar, nuk arritën përparim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kufitare mes dy vendeve gjatë takimit që zhvilluan dje në Bruksel.

Takimi i zhvilluar me ndërmjetësimin e Komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerimin, Olli Ren, ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret. Rehn bëri të ditur se dy diplomatët kanë rënë dakord për një tjetër takim.

Sllovenia kërkon dalje të drejtpërdrejtë në ujrat ndërkombëtare në Detin Adriatik përmes ujrave kroate. Sllovenia i ka bllokuar bisedimet e anëtarësimit të Kroacisë në bashkimin Europian për shkak të mosmarrëveshjes.

Kroacia tha dje se do ta pranonte ndërmjetësimin e BE-së me kusht që mosmarrëveshja të dërgohet për zgjidhje përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në hagë. Sllovenia ka thënë se edhe ajo do ta pranonte ndërmjetësimin e BE-së por nuk dëshiron që çështja të shkojë në gjykatë. VOA/Start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›