E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorët kërkojnë 150 vjet burg për Madoff

Uashington - Janë publikuar dje 11 akuzat kundër financierit Bernard Madoff, i akuzuar për mashtrime me një skemë piramidale që mendohet t’u ketë kushtuar investitorëve miliarda dollarë. Prokurorët federalë thonë se Madoff mund të dënohet deri me 150 vjet burg.

Prokurorët e akuzojnë zotin Madoff se nga vitet 80 e deri në arrestimin e tij në dhjetor të vitit të kaluar, ai përdori një skemë për t’i grabitur klientët duke u marrë atyre miliarda dollarë nën pretendime të rreme.

Ndërkohë, avokati i Madoff tha se se pret që të enjten, klienti i tij ta pranojë fajësinë që lidhet me akuzat për mashtrim, shkelje të betimit para gjykatës dhe pastrim parash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›