E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

DAVOS – Trump akuzon BE-në se SHBA-ja po trajtohet në mënyrë të padrejtë në tregti

DAVOS, 23 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi Bashkimin Evropian gjatë fjalimit të tij të parë përpara një audiencë globale që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Në një fjalim gati njëorësh drejtuar liderëve të biznesit dhe politikës të mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Trump tha se SHBA-ja po trajtohej në mënyrë shumë të padrejtë dhe shumë keq nga blloku 27-vendesh për shkak të tregtisë dhe rregullat e biznesit.

Trump tha se nuk do të toleronte deficitin tregtar të SHBA-së me BE-në. Ai akuzoi gjithashtu BE-në për refuzimin e blerjes së produkteve bujqësore dhe automjeteve nga SHBA-ja.

“Po përpiqem të jem konstruktiv, sepse e dua Evropën”, tha ai përmes një lidhjeje me video nga Uashingtoni.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump përmendi planet për të përfshirë tarifa të reja prej 10% deri në 20% për importet nga BE-ja, duke thënë se ato do të nxisnin industritë vendase dhe do të adresonin deficitin tregtar.

Ka patur një mosmarrëveshje të ashpër tregtare midis SHBA-së dhe BE-së gjatë mandatit të parë të Trump. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›