E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Regjistrimi si votues nga jashtë, KQZ trajnon operatorët për raste specifike

TIRANE, 23 janar/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informoi se u trajnuan operatorët dhe specialistët të cilët janë angazhuar në trajtimin e kërkesave për regjistrimin si votues nga jashtë. Trajnimi i tyre u fokusua tek përcaktimet dhe dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, në lidhje me votimin nga jashtë të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë trajnimit u trajtuan rastet specifike të konstatuara gjatë kësaj periudhe të regjistrimit në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), problematikat dhe vështirësitë e hasura dhe mënyrën e duhur për t’i shqyrtuar ato. Sipas KQZ-së, trajnimi i administratës po kryhet në mënyrë periodike dhe në dinamikë të ecurisë së procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë. Rritja e njohurive dhe trajnimi i administratës ka sjellë efikasitet në shqyrtimin e kërkesave për regjistrim në PER. 1 nga 8

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›