DEFORMATORET
Nga Pajtim LUTAJ*
Një mik më rekomandoi të lexoja në shtypin e ditës intervistën e kolegut tonë Mentor Petrela, Neurokirurg. Në mbrëmje në websit-in përkatës lexova shkrimin e tejzgjatur në formë interviste. Në përfundim, përveç esoterismit të njohur që Mentori shprehte në intervistën e vet dhe fjalëve të huaja të përdorura bollshëm, më bëri përshtypje deformimi gjuhësor i fjalës PACIENT. Konkretisht, pyetjes së gazetares për humbjen e besimit të pacientit te mjeku ai midis të tjerash shprehej: …çështja e besimit mjek-pacient bazohet në relacionin e një profesionisti me një të duruar (nga vetë origjina e fjalës) G.SH., dt. 29 gusht 2011. Pra, siç shihet, Mentori fjalën «pacient» e përkthen «i duruari»? kur dihet se origjina e fjalës «pacient» vjen nga latinishtja «patiens» që është participe present e foljes «pati» dhe do të thotë «ai apo ajo që vuan». Pasi ripashë shpjegimin në kllapa, më erdhi në mendje profesori im i anatomisë Prof. Fiqiri Basha, kur gjatë një ore mësimi të anatomisë normale të trupit të njeriut në një kufomë, ai na porosiste të bënim kujdes. Me nënqeshje i them profesorit se ky pacient nuk ndjen gjë… kaq iu desh adhuruesit të gjuhëve të huaja dhe nisi të na shpjegojë etimologjinë e fjalës pacient, që do të thotë «një njeri që vuan, që ndjen dhimbje». Që në atë kohë, e cila shënon për mua fillimet e studimeve mjekësore e kam parë pacientin tim si një njeri që vuan dhe jam munduar tia lehtësoj sa më shumë të jetë e mundur këtë vuajtje.
Deformimi që bën Mentori më bëri përshtypje dhe e mora si një përçmim për pacientët në përgjithësi dhe aq më tepër për pacientin në Shqipëri, i cili për problemet e shëndetit i drejtohet një sistemi që vetëm sistem shëndetësor nuk mund të quhet. Duke pasur bindjen se ky lapsus i kolegut tim nuk vjen nga mungesa e kulturës, por nga mentaliteti që ai ka për pacientin vendosa të shkruaj këto radhë jo si replikë, por si denoncim i një mendësie anakronike që një koleg demonstron kundrejt pacientit, perse jo mësimdhënies apo sistemit shëndetësor. Ne duhet të kemi kurajën të denoncojmë mendësinë e atyre profesorëve që në vend që të merren me shkencë, tu bëjnë leksione studentëve, të shkruajnë artikuj shkencorë apo libra për tekste mësimore, të organizojnë konferenca dhe kongrese, të paraqesin prezantime dhe të drejtojnë seanca në kongrese ndërkombëtare, humbasin kohë duke deformuar realitetin dhe fjalorin në summer pagesë e gazetave.
Në qoftë se do të përjashtojmë variantin që edhe pyetjet e intervistës i ka përgatitur i intervistuari do të preferoja që intervistuesi të mos ishte kaq «i/e duruar», por të bënte pyetje duke e vënë veten në rolin e pacientëve të QSUT si: Përse nuk ka medikamente, filma për radiografi ky spital? Përse nuk ka rregull, pastërti, produkte pastrimi? Përse nuk ka ujë, ngrohje, ftohje? Përse nuk ka ushqim, asistim, shërbim të cilat kompensohen nga familjarët? Përse nuk ka telefon ku pacientët të marrin informacion apo të paracaktojnë një takim me mjekun? Përse sot në kohën e internetit nuk ka një websit-e QSUT-ja? Përse nuk ka informacion apo një hartë orientimi në QSUT për pacientët që sorollaten për të gjetur mjekun apo shërbimin duke humbur në parkun e pafund të makinave të vendosura me vend e pa vend. Sa mjekë vullnetarë ka sot në spital dhe çfarë bëjnë? Përse pacienti jonë nuk informatizohet, kartelizohet… përse nuk rimbursohet? Përse nuk zbatohet karta e pacientit; apo vetëm se është «i/e duruar». Përse dhe kush i prish aparaturat e spitalit, kush i gllabëron, dezorienton, deformon dhe korrupton projektet dhe fondet e QSUT-së? Mentori si inspirues, projektues, autor dhe aktor i këtyre mund të përgjigjej më mirë se çdo njeri tjetër dhe jo të përmendi kodin e Hammurabit kur dihet se neni i parë i këtij kodi gati 4 mijë vjeçar është hirearkizimi i shoqërisë, spitaleve (profesor-doktor-student) të cilin Mentori e lexon mbrapsht.
Për të mos harruar mësimdhënien, apo porosinë e të intervistuarit, formimin, intervistuesi duhet të vihet në rolin e studentit dhe pedagogut të Fakultetit të Mjekësisë dhe pyetjet janë të pafundme si: Përse profesorët nuk bëjnë leksione dhe praktika me studentët? Cilat janë kriteret e vlerësimit të provimeve dhe konkurseve, kriteret e vlerësimit të doktoraturave, masterave dhe titujve të ndryshëm? Përse i ka humbur vlera notës dhe konkursit? Përse numri i studentëve që mbarojnë FM është më i madh se numri i studentëve që e fillojnë atë? Përse vitin e kaluar u deformua konkursi i specializimit duke thyer të gjitha rregullat duke mos zbatuar parimin e shenjtë të konkursit «numërues closus»? Përse politizohen, shiten e blihen doktoraturat, masterat deri te titulli profesor? O zot! shpesh bëj pyetjen: Kujt i duhen, ku i duhen dhe përse duhet një titull i pa merituar … aq më tepër në mjekësi?
Ndërsa duke e vendosur veten në vendin e një intelektuali që e do Shqipërinë apo mjeku që e do QSUT -në, do ti thosha shkurt: Mentor, mjaft më.
Mjaftë më se të kemi parë si bllokqen të shoqëroje bllokmenët e monizmit në Paris edhe për një analizë urine, të kemi parë të pengosh me format e ish-sigurimit famëkeq funksionimin e shoqatës së parë mjekësore Francë-Shqipëri apo të spiunosh me gojë e me shkrim kolegët e tu te profesorët e huaj. Të kemi dëgjuar të trumbetosh «brain gain» e «brain drain», por si dekan i FM dhe si drejtor i të vetmes QSU të vendit, je bërë pengesa e «brain gain» me kushtet absurde që u vije mjekëve që ktheheshin nga jashtë, si dhe kampion i favorizimit në mos i imponimit të «brain drain» duke ua vështirësuar mjekëve të rinj punën në spital apo duke mos i pranuar fare në sistem. Të kemi parë të përkëdhelësh komunizmin, demokracinë, mbretërinë etj., deri të imponosh letërshkruesit e tu për të reklamuar si «possible» president apo të lutesh për tu bërë anëtar i akademisë së shkencave.
Të pamë vitin e kaluar që me metoda makiavelike të nxisje studentët për greva dhe kur studentët kishin primare kërkesa legjitime si mosbërja e programit mësimor nga ana e pedagogeve, ju i nxitët që me megafona të kërkonin heqjen e dekanit të FM, vetëm për ti zënë vendin me procedura. I nxite të hiqej ai dekan, që tri vite më parë me manipulime dhe kërcënime nga bodrumet e FM e zgjodhët në shenjë servilizmi kundrejt ministrit të arsimit të asaj kohe.
Të shohim sot kur ke uzurpuar postin e kryetarit të Këshillit të Profesorëve që prej janarit 2011, e mban atë padrejtësisht, me forcë, në kundërshtim me rregulloren e FM, e cila përcakton se ky post mbahet vetëm një vit. Megjithëse të është kërkuar në mënyrë të përsëritur nga dekanati i FM dhe nga këshilli i fakultetit të organizosh zgjedhjen për rotacionin e këtij posti ti e reklamon veten të pazëvendësueshëm duke e kthyer Këshillin e Profesorëve në një klub profesorësh të çpensionuar me vendime gjykate, ku trafikohen titujt universitar. Ju jeni autor i fshehjes dhe manipulimit së dosjeve të paraqitura në FM për tituj, duke pasur si kriter të vetëm korrupsionin dhe paaftësinë pa harruar shitjen dhe blerjen e doktoraturave, të cilat i kalon edhe pse janë plagjiatura të konfirmuara, edhe pse udhëheqësi e ka vlerësuar negativisht, ju nuk doni të dini e kaloni edhe pa udhëheqje fare se kriteret tuaja janë të tjera. Mos harro se «scripta manent».
Të pamë së fundmi, në komisionin ad hoc të përzgjedhjes së shefave të shërbimit, që në emër të reformave të deformosh rregullore deri ligjin e arsimit të lartë. Kemi pranuar bashkë që në ligj të vendoset klauzola: «shërbimet mund të drejtohen nda doktor shkencas kur nuk ka profesor». Tani e kuptojë ngazëllimin tënd për këtë ligj. Dhe ja rezultati që nuk është gjë tjetër veç triumf i anormalitetit të nisur prej vitesh. Me komisionin ad hoc për përzgjedhjen e shefave të QSUT-së i ngritur në bazë të ligjit të arsimit të lartë, shënoi kulmin ndërhyrja politike për emërimet në këtë Spital. Për herë të parë u deformua procesi nga një grup profesorësh, të cilët përzgjodhën për postin e shefit të shërbimit studentë në vend të profesorit. Ku e ke parë ti Mentor këtë sistem? Po, e kemi parë bashkë, edhe në QSUT, dhe e kemi pranuar, por nuk e ka