E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

DETAJE/ Përleshja mes demokratëve në Elbasan, djali i Luçiano Boçit përfundon me plagë në kokë në spital

ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur mbi përleshjen fizike të simpatizantëve të Partisë Demokratike në mitingun përmbyllës, në Elbasan.

Burime policore konfirmojnë për ABC News se djali i Luçiano Boçit, Parid Boçi është dhunuar dhe ka përfunduar në spital me hematoma.

Ai ka marrë plagë në kokë.

Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›