E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e mërkurë, 7 maj 2025

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime gjatë orëve të pasdites. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme(me ndërprerje) me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra  në male shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim –jugperëndim me shpejtësi deri 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitojë shpejtësi deri 11 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/25 Re shi diell
Kukës 11/24 Re shi diell
Lezhë 14/26 Re shi diell
Dibër 11/23 Re shi diell
Durrës 14/26 Re shi diell
Tiranë 15/26 Re shi diell
Elbasan 16/27 Re shi diell
Berat 13/27 Re shi diell
Vlorë 15/25 Re shi diell
Korçë 12/23 Re shi diell
Gjirokastër 12/26 Re shi diell
Sarandë 13/25 Re shi diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›