E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTOLAJM/ Sherri mes demokratëve në Elbasan, kandidati për deputet viziton në spital djalin e Luçiano Boçit

Mitingu përmbyllës i Partisë Demokratike në Elbasan, është shoqëruar me përplasje fizike.

ABC News mësoi se simpatizantë u përfshinë në përleshje me njëri-tjetrin. Ndërsa djali i Luçiano Boçit, ka përfunduar në spital me plagë në kokë.

Gjithashtu siç mëson ABC News Renato Kumrija kandidati për deputet, ka shkuar në ambientet e spitalin për të vizituar djalin e Luçiano Boçit i cili mbeti edhe i plagosur nga sherri.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›