E Enjte, 5 Nëntor 2026

DHAT: 40 rekomandime për përmirsimin e klimës së biznesit

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Eno Jaço, gjatë një konference për mediat tha se qeverisë shqiptare do ti dorëzohen mbi 40 rekomandime për përmirsimin e klimës  së biznesit. Në bazë të këtyre rekomandive është eleminimi i korrupsionit, përmirsimi i prokurimeve publike, modernizi i sistemit të taksave, fuqizimi i eksporteve shqiptare, fuqizimi i  ekonomisë
 digjitale etj.
Programet elktorale të partive politike për Jaçon biznesi kanë prirje të kërkojë taksa më të ulta, por me shumë rëndësi ka që të vendoset një sistem i ndershëm dhe që partitë politike të shtjellojnë më shumë ekonominë në programe.
Në këtë konteks zoti Jaço tha se një tjetër risi do të jetë edhe pikëzimi për vlerësimin e politikanëve. 
Sipas presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë efektet e pandemisë Covid 19 do të vijojnë të ndjehen edhe përgjatë vitit 2021. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›