DITA 128/ Bashkohen studentët, shkruajnë sloganin në trotuar

“Dorëheqje, dorëheqje”, “Poshtë Edi Rama” dhe “Poshtë diktatura” janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e qytetarëve në Tiranë, në ditën e 128-të të protestës kundër qeverisë.
Protestuesit kanë dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe duke marshuar drejt qendrës së kryeqytetit.
Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.
Gjatë protestës janë shfaqur edhe pankarta me mesazhe kundër kryeministrit. Në njërën prej tyre shkruhej: “O Edi Rama o hajdut, as grupi yt nuk të ndjek”, ndërsa në një tjetër: “Rama autokrat, jep dorëheqjen”.
Në sheshin përpara Kryeministrisë ka folur edhe aktivisti Erald Noj, i cili është shprehur kundër projektit të parashikuar në zonën e Parkut Rinia.
Sponsorizuar
Noj deklaroi se protestuesit do të rezistojnë ndaj projekteve që ai i cilësoi si kriminale dhe u bëri thirrje personave që, sipas tij, janë përdorur nga kryeministri Rama për vota, të distancohen.
“Pa u vrarë shumë djem këtu, nuk do ndërtohet sheshi tek Parku Rinia. U bëj thirrje çunave të nëntokës, se Rama iu ka përdorur për vota.
Thirrini mendjes, distancohuni njëherë e më parë, se nuk do të gëzoni lekët e juaja. Për atë Zot, kemi për t’ia dalë, kjo protestë do ia dalë”, tha Noj.
Protestuesit kanë vijuar gjithashtu thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës, duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore të protestave të zhvilluara prej 128 ditësh.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë deklaruar gjithashtu se, sipas tyre, Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian për sa kohë Edi Rama vijon të jetë kryeministër. m.k