KORÇË/ Polici aksidenton për vdekje çiklistin në Bulgarec

Aksident tragjik në Korçë-Pogradec, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin me biçikletë, në gjendje të rëndë polici jashtë shërbimit
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 07:10 në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, ku një 60-vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën.
Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar në spital, ku po merr mjekim në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë. Ata po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.a.b