E Shtunë, 31 Tetor 2026

DITA E PAR E LIRIS

Ne nje karikature anarkiste qe germova diku ne web paraqitej nje tufe delesh. Delet mendojne se jane te lira meqe secila prej tyre eshte e lire te votoje per bariun qe do. Ajo cfare delet nuk kuptojne eshte se ne menyre djallezore u kane hequr te drejten per te votuar nje dele tjeter.
Sistemi yne politik me shume pak ndryshime eshte i ngjashem me kete karikature. Ne jemi delet qe votojme prej 70 vjetesh te njejtit barinj. 1... 2... 3... 4 barinj ne total ne 70 vjet.


4-5 barinj dhe nje tufe qensh ndihmes.
Asnje dele nuk ngjitet dot fale aftesive te veta ne kete piramide.
Edhe kur disa te rinj ngjiten ne hierarkine e sistemit ndodh ose se kane pare bariun duke shtypur me makine nje dele ose se jane gati marrin persiper te urdherojne vrasjen e deleve per llogari te bariut ose se e kane ndihmuar bariun per tu bere i pasur familjarisht. Nje pjese e mire e te rinjve ne politike sot jane te bijte e dikujt qe i ka sherbyer njerit bari apo tjetrit keto 70 vjet. Mjafton te gjurmoni kush eshte i ati ose e ema e gjakut te ri te politikes.


Por kjo nuk del kurre ne lajme as ne TV.
Kete nuk ka nevoje tua them une. Ata qe rropaten perdite per te bere perpara me ndershmeri ose me aftesite e veta ne kete sistem e dine sa e veshtire eshte kur je nje nga delet.


Pyetja qe me intrigon eshte si ia arrijne ta bejne kete
Si arrijne te na bejne te besojme kete
Barinjte kane ndertuar nje sistem qe na perpunon te djeshmen te sotmen e te nesermen sipas nevojes se tyre. Ata na bejne ne te besojme ate qe duam nepermjet 2 mjeteve me te medha nga na vjen informacioni e qe jane dhe dy kudhrat me te medha moderne te shtypjes shkolla dhe televizioni.


DELET SHKOJN N SHKOLL
Ne karikaturen qe ju thashe delet besojne se jane te lira. Besojne se jane te lira sepse ashtu ua kane mesuar ne shkolle.
Une vij nga shkollat e Enverit ku me mesuan se isha i lire. Me eshte dashur shume mund pergjate viteve te pastrohem disi. Por mbeturina informacionesh qe me kane mbrujtur me nje histori te genjeshtert te Shqiperise e madje te krejt njerezimit jane akoma brenda meje.


Historia ne nje fare menyre eshte nje iluzion sepse ne nuk kemi jetuar vete per ta ditur cka ndodhur. Ne besojme faktet qe na i servirin librat e shkolles ose studiuesit. Prandaj e shkuara ndryshon vazhdimisht. Njerez qe nuk kemi si i verifikojme mund te fusin pak duart e te ndryshojne ndonje detaj mbi te shkuaren. shte si nje Party ku vetem delet nuk jane te ftuara.


Ne partyn e permbysjes se diktatures mungonin kryesisht ata qe vertet e permbysen diktaturen. Por edhe ata po sfumohen. Pas shume vitesh do kujtojme se diktaturen e ka permbysur Henri ili.


Pas shume vitesh do besojme se Gerdeci ishte nje fabrike kepucesh ku disa punetore te pakujdeshem dogjen fabriken duke bere kafe turke me gazaqe.
Iluzioni yne mbi historine ndryshohet vazhdimisht prej falangave te kompetenteve qe shkruajne librat e historise ose dalin ne TV.


Psh. librin e Shmidit mbi Skenderbeun e kundershtuan me egersi sidomos ata qe as e kishin lexuar ate ose ata qe nuk jane kompetente te fushes. Historine e shkruajne barinjte ata qe kane ne dore nje kerrabe jo nje liber.


Ndersa ne tjerrim fjale sistemi arsimor po perpunon breza te rinjsh si nje fabrike parafabrikatesh. Mjafton te lexosh Historine e Popullit Shqiptar te klases se 12 miratuar nga Ministria e Arsimit qe akoma shkruhet me fryme marksiste dhe ku lavderohet lideri i madh qe na solli lirine e demokracine Sali Berisha.


... me 2001 vendin e perfshiu nje vale e papare korrupsioni trafiku dhe nje gjendje e madhe pasigurie ndonese Shqiperia kishte filluar rrugen drejt NATO-s dhe MSA per ne BE. Ekonomia ecte ngadale. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur... Kjo gjendje solli qe ne zgjedhjet e vitit 2005 te fitonte PD dhe te vinte serish ne pushtet Sali Berisha i cili me projektet per luften antikorrupsion me flamurin e luftes kunder krimit te organizuar dhe me nje program per zhvillimin e shpejte ekonomik celi nje epoke te re zhvillimi per vendin tone...


Njeriu eshte qenie politike. Perceptimi yne politik eshte i lidhur me historine. Historia eshte ajo qe na mesojne ne shkolle. Sistemin arsimor e kane ne dore barinjte.
Atehere te mos shkojme ne shkolle Apo te marrim 10-a ne Matematike e 4-a ne Histori
Sistemi i ka marre masat dhe per kete. Ne mund et mos shkojme ne shkolle por ne kalojme ore te tera para TV.

DELET SHOHIN TV
Kam degjuar njerez qe besojne se video Prifti-Meta ishte e montuar. Dhe jo njerez te thjeshte por deri dhe artiste.
Ky eshte shembulli sesi nje e vertete e dukshme dhe e pare drejtperdrejt me ze e figure mund te deformohet nga sistemi mediatik ne sherbim te bariut.
Ne nuk kemi akses te menjehershem ne ngjarjet qe ndodhin pervecse mes mediave ku pjesen e luanit ne informim e ze TV.


Delet shohin TV Atehere do shohin ne TV ate te vertete qe duam ne.
E verteta eshte qe publiku manipulohet permes medias ne favor te klases sunduese. Noam Chomsky thote se klasa sunduese kete e realizon permes interpretimeve mashtruese permes perzgjedhjes se lajmeve duke dhene vetem lajme qe ilustrojne qellimin e tyre e duke heshtur per te tjerat ose dhe thjesht permes genjeshtres se paster.
Sepse delet shohin shume TV. Dhe e kane me kollaj te besojne ciraket e Bariut qe genjejne duke thene qe me 28 Janar kishte 6 mije vete ne shesh sesa syve te tyre qe te tregonin pafundesine e zeze ne bulevardin e vakise.
Armiku me i madh i yni eshte arma e tyre me e forte. TV. Dhe televizioni nuk eshte si depot e 97-s ku te gjithe mund te shkojme e te marrim nga nje kallash. TV eshte i tyri dhe arma e vertete nuk jane antenat por njerezit e shitur qe u sherbejne barinjve. Delet qe kujtojne se nuk jane dele.

Dhe nuk eshte vetem TV. shte nje sistem i tere mediatik qe na shoqeron qe te vegjel derisa arrijme moshen per votim derisa bejhemi prinder e derisa i edukojme femijet ashtu sic sistemi na ka perpunuar.

THE TRUMAN SHOW
Here pas here qellon qe rruget jane te boshatisura sepse njerezit jane brenda duke pare nje program TV. Programi mund te jete shume i dyshimte ne cilesi por qellon qe eshte nje show qe i terheq te gjithe.


Kjo me tremb.
Fakti qe nje show ka fuqine ti ule njerezit si me komande para TV dhe te lene cdo pune tjeter tregon qe nuk jemi ne qe komandojme telekomanden. shte TV qe na komandon permes telekomandes qe ne mbajme ne dore. Dhe kur them TV e kam fjalen per ata qe financojne dhe drejtojne TV dhe permes saj menyren sesi ne informohemi.
Ka njerez qe kalojne tere kohen e lire para TV.
Ka njerez qe besojne cdo gje qe thuhet ne TV.
Ka njerez qe nuk dalin te blejne ushqimet sepse nuk duan te humbin nje program ne TV.
Ka njerez qe behen te famshem vetem se kruajne hunden 3 muaj rresht ne TV.
Ka njerez qe luften qe ndodh jashte dritares se tyre preferojne ta shohin me mire ne TV.
Korruptimi nga pushteti eshte i pashmangshem sidomos ne shoqerite parademokratike si e jona. Sa me absolut pushteti aq me i madh korruptimi. Falanga e shtetareve te ketyre 20 viteve e ka treguar qarte kete.


Per te mbrojtur pushtetin e korruptuar historia duhet ndryshuar njeriu duhen mbajtur i hutuar me te tera mjetet.
I duhen nxjerre njerez me gishtin ne hunde qe ta mbajne para ekranit 24 ore. I duhen nxjerre balerina. I duhen nxjerre gazetare e analiste me rroba firmato. I duhet perseritur genjeshtra non stop nga sa me shume te deleguar te bariut.
Ne kohet e sotme ne pretendojme qe skllaveria eshte zhdukur por ajo eshte bere thjesht me e sofistikuar. Dhe ne pamje te pare me argetuese.
Ajo qe ndodh vertet eshte qe ne kohet moderne historia manipulohet permes TV. Historia e djeshmja e tashmja dhe e nesermja.
Zinxhire te praruar ty kane per te ofruar.


FUNDI I LIRIS
Na kane bere te besojme se jetojme te lire. Se Sali Berisha na solli vizat. Se Edi Rama ndryshoi Tiranen. Se jemi te lire se per hater te mbrojtjes se Demokracise e Lirise sone u vrane 4 vete ne bulevard se policia eshte aty per te na mbrojtur se ekonomia po lulezon se pa keta barinj ne nuk mund te ekzistojme.
Me e keqja ata na bejne te besojme se cilat jane ngjarjet e rendesishme dhe cfare mendojme ne per to permes edicioneve te manipuluara e analisteve te shitur.
Dhe ndodh ajo qe thote Chomsky qe ata manipulojne marrjen e miratimit tone per cdo gje qe bejne qe nga plumbat kunder protestuesve e deri te buxheti i shtetit.
Televizori eshte nje mjet komunikimi me nje krah. Vetem vjen informacion por nuk shkon. Vetem na thone ate qe duan por nuk na degjojne kurre.
Dita ime e pare e Lirise do jete dita kur do te hedh televizorin tim nga ballkoni i katit te 3-te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›