E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Economist Lidhjet e forta te serbeve me Gaddafin

Si kudo ne vendet e tjera edhe ne Ballkanin Perendimor buletinet e lajmeve raportojne ne lidhje me evakuimin e qytetareve nga Libia. Disa prej tyre po kalojne kohe te veshtira. Ka pasur raportime se boshnjake dhe serbe jane sulmuar. Disa kroate kane mberritur ne shtepi por nje grup tjeter mundi te shpetohet nga nje anije malazeze.

Ish- shtetet jugosllave kane nje marredhenie te gjate e madje intime me zotin Gadafi. Ky i fundit ka qene aq gjate ne pushtet sa mes fotografive te tij qe qarkullojne ne shtyp ka prej atyre edhe me Titon qe ka vdekur qe ne vitin 1980.

Shtypi ballkanik po shkruan histori ne lidhje me Sofije tani quhet Safija Farkas gruaja e dyte e zotit Gadafi nje boshnjako- kroate nga Mostari. Djali i tyre i madh eshte Saif al- Islam trashegimtari i Gadafit paraqitja televizive e te cilit dhe fjalimi per lumenj gjaku ishte shenja e pare domethenese e pergjigjes se Gadafit ndaj kryengritjes libiane.
Gjate viteve te lufterave ne Jugosllavi zoti Gadafi senior ishte nje mbeshtetes besnik i ish- liderit serb te asaj kohe Sllobodan Milloshevic. Ai madje u pozicionua me serbet ortodokse kunder myslimaneve ne Bosnje e ne Kosove.

Lidhjet serbo- libiane mbeten shume te forta. Aq te forta ne fakt sa te marten Dragan Sutanovac ministri serb i Mbrojtjes u detyrua te pergenjeshtroje raportimet se ka dhe avione luftarake serbe qe kane bombarduar mbi protestuesit anti- Gadafi.
Gjithashtu ka edhe lidhje te forta biznesi. Gjate ketyre viteve te fundit ish- jugosllavet jane mbeshtetur tek vitet e Luftes se Ftohte per te zgjeruar lidhjet e tyre te biznesit ne Libi e me gjere ne Afriken e Veriut.

Ashtu sic kemi raportuar ne fillim te ketij viti Serbia eshte e interesuar qe te shese arme dhe te ndertoje fabrika armatimi e spitale ushtarake ne ate rajon. Boshnjaket jane ne industrine e ndertimit e punojne per kompani te medha si Energoinvest dhe Hidrogradnja. Ne tetor u raportua se kishte nente kompani kroate ne Libi me 500 punonjes.
Por jo gjithkush ka kaluar kohera te mira. Ne Ballkan kane qeshur shume me historine e zotit Pacolli qe se bashku me nje grup te madh kosovaresh shkoi ne Libi si pjese e perpjekjeve te tij per te bere qe zoti Gadafi te braktise pozicionin e tij pro- serb dhe te njohe Kosoven.

Ne nje pike i gjithe grupi i Pacollit fluturoi ne mes te shkretetires per te takuar liderin e Libise. Sapo mberriten zoti Gadafi i urdheroi ata qe te kendojne dhe te kercejne. Kur per nje moment ata u cakorduan u qortuan nga nje ndihmes i Gadafit. Perfundimisht koloneli u tha atyre se mund te ndalonin dhe pas kesaj u beri te qarte se ai nuk kishte ndermend kurre qe te njihte Kosoven per sa kohe lideret e saj do te mbeteshin konet e amerikaneve. Me kete kosovaret e turperuar u kthyen ne shtepi.

Megjithate cfaredo qe te ndodhe ne Libi operatoret turistike ne Kroaci jane duke lepire buzet. Ata imagjinojne dhjetera mijera turiste qe do zgjedhin tani plazhet e sigurta te Kroacise per pushime ne vend te atyre te pasigurta ne Egjipt apo Tunizi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›