E Shtunë, 31 Tetor 2026

DJ Blunt: Me Dafinën më shumë se miq

Reperi nga Kosova, Dj Blunt, së fundmi është përfolur shumë nga mediat, lidhur me shoqërimin e tij me Dafina Zeqirin.

Ai ka folur për marrëdhënien e "komplikuar" që ka me Dafinën, që megjithëse i kalon kufijtë e miqësisë, ende s’mund të quhet dashuri.
"Jemi më shumë se miq dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin. Unë e njoh Dafinën prej shumë vitesh," ka thënë Blunt për GSH.
Ai ka shprehur edhe mendimin e tij për Dafinën si këngëtare, duke thene se "është një nga këngëtaret më të mira që kemi,"  ndersa si vajzë, Blunt e pershkruan: "Si vajzë është shumë e mirë, shumë e thjeshtë, dhe kjo më lë përshtypje te Dafina".

Ai nuk ka komentuar shume nese ka shanse të lindë një histori mes tyre në të ardhmen, duke thënë : "Nuk e di. Nuk i dihet. " /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›