Greqia lejon problematiket e toponimeve

Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarit, në bashkëpunim me atë të Jashtme, vendosën të lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, që kanë probleme me emërtimin e toponimeve në pasaportat e tyre.
Burime në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit thanë për Top Channel se, nga 10 qershori deri më 3 korrik, do të lejohet lëvizja e lirë e emigrantëve. Sipas palës greke kjo bëhet për të lehtësuar votuesit shqiptarë, më 23 qershor, kur janë dhe zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Urdhri i lejimit pritet t’i dërgohet zyrtarisht - mëngjesin e së hënës - të gjitha pikave kufitare, që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Siç raporton korrespondenti ynë në Athinë, palët vazhdojnë, ndërkohë, bisedimet për zgjidhjen afatgjatë të problemit. / Top Channel