E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përballja e Adrianit me Florin

Adrian Gaxha, i cili me “Ngjyra e Kuqe” u vlerësua me çmimin “Best Dance” në “Videofestin Muzikor”, pati "përballje" me kantautorin Flori Mumajesi në këtë mbremje. Mediat aluduan gjatë për një ballafaqim të ashpër mes tyre - pas konfliktit virtual në “Youtube” e “Facebook”, ku ata ofenduan njëri-tjetrin - por asgjë nga çfarë u fol nuk ndodhi.

"Nuk pati një përballje. Unë mbërrita pak minuta përpara se spektakli të fillonte, për shkak të xhirimeve," ka thene ai per GSH, ndersa nuk ka komentuar faktin që Flori u vlerësua me çmim të parë, duke thene : "Nuk kam asnjë mendim."

I pyetur nese ka diçka tjetër për t’i thënë atij, Gaxha ka thene : "Jo më, gjithçka kisha për t’i thënë, ia thashë," duke shtuar se nuk eshte penduar për atë deklaratë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›