DJ me famë botërore Tiesto, vjen për herë të parë në Shqipëri, çpo ndodh në Dhërmi
.jpg)
Dhërmi, 30 Korrik NOA - Muzika tekno dhe elektronike ka me mijëra fansa në Shqipëri dhe me mijëra të tjerë nëpër Ballkan. Kjo rrymë e jashtëzakonshme muzikore është një derivat i drejtpërdrejte i muzikës dance të viteve 80-të dhe 90-të.
Dikur një rryme e grupeve të vogla artistike të Amerikës dhe Evropës Perëndimore, tani muzika elektronike tërheq fansa nga e gjithë bota madje edhe në Shqipëri.
Një nga artistët më përfaqësues të kësaj rryme është Holandezi DJ Tiesto, fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.
Ai ka luajtur dhe vazhdon të luajë në qytetet dhe plazhet më metropolitane të Evropës, e që është në krye të klasifikimeve të muzikës elektronike në të gjithë botën.
Lajmi fantastik është se ditën e Enjte, datë 6 Gusht, DJ Tiesto do të shkelë për herë të parë tokën shqiptare, duke luajtur në Havana Beach Club, në Dhërmi.
***
Në fakt nëpër ambientet dëfryese të Tiranës nuk dëgjon asnjë bisedë tjetër, përveç planeve të grupeve rinore, që atë ditë do të braktisin gjithçka dhe do ti drejtohen rivierës shqiptare.
Të gjithë duan të bëhen pjesë e asaj që mund të jetë ndoshta nata më magjike e bregdetit shqiptar për vitin 2009.
Relievi dramatik i bregdetit Jonian, i konsideruar si cepi i fundit i paprekur i Mesdheut, atë natë do të jetë skena në të cilën DJ Tiesto do të luajë për fansat e tij shqiptarë.
Për të pritur natën e madhe në Havana Beach Club, një ndër lokalet më të shtrenjta të zonës, shumë të rinj e të reja kanë bërë planet.
Në Dhërmi, korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, raporton se nuk gjendet as edhe një dhomë e lirë në hotelet dhe shtëpitë që i lëshojnë ato me qira.
Shumë prej tyre, të pohojnë se prej dy javësh janë mbyllur rezervimet në hotele dhe janë parapaguar dhomat nëpër mjedise të tjera.
Çmimi për një dhomë, për person ka kapur majat, duke arritur nga 45 euro deri 100 euro për një natë, në disa dhoma modeste ku kushtet mezi kapin ndonjë yll.
Gjithsesi, asgjë nuk do ti pengojë shqiptarët, pasionantë të muzikës bashkëkohore dhe sidomos, fansa të DJ Tiesto.
***
I konsideruar si DJ më i mirë në botë për 3 vite rresht nga Dee-Jay Magazine, Tiesto ka mjaft arritje në karrierën e tij. Ndër to vlen të përmendim Lojërat Olimpike Athinë 2004, marrja e Urdhrit Orange-Nassau nga Mbretëresha Beatris e Hollandës, çmimi Best Solo Artist në International Dance Music Awards në Miami etj.
Albumet e tij: In My Memory, Just Be, Parade of the Athletes dhe Elements of Life janë ndër më të shiturit në tregjet e muzikës elektronike, ndërkohë që në shtator artisti do të hedhë në treg albumin e tij më të ri, këngët e të cilit do të mund ti dëgjoni live për herë të parë në Havana Beach Club, Dhërmi.
Mbërritjen e DJ Tiesto në Shqipëri e kanë mundësuar një grup biznesesh, duke nisur nga Vodafone Albania, kompania e cila këtë verë gjendet sërish pranë pushuesve shqiptare e të huaj me festa, argëtim dhe surpriza të panumërta.
Gjithashtu, Vodafone Albania ka menduar të dhurojë 280 bileta për të gjithë ata fansa të DJ Tiesto, të cilët kanë lindur në datën 6 Gusht dhe që do tashmë do të festojnë këtë ditë sëbashku me mijëra fansa të tjerë në plazhin magjik të Dhërmiut.
Gjithashtu mbërritja e DJ Tiesto në Shqipëri është mundësuar nga Havana Beach Club, MAD, Le Spot Productions, Unlimited Productions, Publix PR, Adidas, Nivea, Amstel, Smirnoff, PR Albania, Octopussy Enterntainment, Arsik, Kiss FM dhe KUBE Studios.
Mos harroni kjo verë mund të jetë e paharrueshme për shume nga ju, ndoshta sepse për herë të parë do të mund të dëgjoni live një nga DJ tuaj më të preferuar. Biletat e koncertit mund ti gjeni pranë Vila Vodafone tek Ish Blloku dhe tek dyqani Vodafone, në ETC.
/a.k/m.m/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")