E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Po i bleve, blej 3 milion klikime"

Festivali ''Kënga magjike'' tashmë është kthyer në një skenë ku çdo vit performojnë këngëtarë të njohur shqiptar.
Mes këngëve pjesëmarrëse ishte edhe "I njëjti do mbetem", dueti mes djemve rok të familjes Gjoka, që u shpall fituese e vendit të dytë dhe çmimit "Best Rock" në këtë festival. 

Pas "Këngës Magjike", Renis ka zbuluar projektet e afërta: "Si fillim duam t'i bëjmë një videoklip kësaj kënge, më pas unë do të sjell një klip të ri që do të dal pas 1 muaji dhe në të njëjtën kohë jam duke punuar edhe për albumin që shpresoj ta nxjerr verën e ardhshme."   Ai i ka vlerësuar si të rëndësishme shpërblimet muzikore, duke i konsideruar si motivuese.
''Ka lloj lloj vlerësimesh me duartrokitje, klikime, çmime, por më e rëndësishme është të kesh pritshmëri në publik. Duke qenë se çmimet jepen nga profesionistë, ke kënaqësi të dyfishtë pasi merr vlerësim jo vetëm nga publiku por edhe prej tyre,'' ka thënë Gjoka për mediat shqiptare.   Duke folur për klikimet në internet, ai ka mohuar të jetë prej këngëtarëve që blejnë klikime të rreme, duke thënë në shaka: "Për çfarë t'i blej 50 mijë apo 100 mijë klikime, po i bleve është mirë të blesh 3 milion. I hedh që i hedh lekët, hidhi tamam". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›