E Diel, 1 Nëntor 2026

DOKUMENTI/ Rakip Suli fuqizon zyrën e propagandës, tender për pajisje audio-video moderne

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli po mundohet që të bëjë një propagandë “cilësore” duke ngritur një strukturë të madhe për mediat.

Megjithëse në atë bashki janë të punësuar disa persona, që merren pikërisht me njoftimet, fotot, videot apo editimin e tyre, gjithashtu edhe për rrjetet sociale, sërish ai institucion bën tendera për pajisje luksoze.

Një trend që e kanë bërë të gjitha institucionet, duke krijuar një rrjet të gjerë propagande, madje duke krijuar imazhe të paqena, apo edhe kronika të gatshme që transmetohen rëndom në rrjete sociale apo edhe në televizione.

Janë para të hedhura vetëm për imazh, kur në fakt këto para’ duhet të ishin për shërbime utilitare, apo institucione të arsimit, rrugë, apo në shëndetësi.

Në këto kohëra duket se krerët e institucioneve, siç është rasti i kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, mendon më shumë se si do të duket në publik sesa në punët e kryera. Të duket i kuruar në ato ecejaket që bëjnë të gjithë në kantiere, kur në fakt detyra e tyre është projektimi e më pas ndërtimi i një vepre të mirë publike.

Sipas dokumenteve që publikon Vox News, Bashkia e Kamzës ka hapur procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me objekt “furnizim vendosje pajisje audio-video”. Kërkohet të blihen 3 copë kamera PTZ. Gjithashtu edhe 1 kontroller PTZ për kamera, mixer audio me 12 kanale.

Bashkia ka kërkuar kufje profesionale, 5 mikrofon për podcasting, 5 copë krah mbajtës për për mikrofon.

Janë kërkuar karta transmetimi, 3 copë tripod video profesional me kokë të lëvizshme. Suli ka kërkuar edhe dritë LED profesionale për video dhe foto. Kërkohen edhe 4 copë dritë LED, 6 copë softbox katror për dritë për studio.

Por, në vend të këtyre, një bashki bën një tender me vlerë dhjetëra mijëra euro për të ndërtuar një studio televizive, kur në fakt përballjen duhet t’a bëjë në zyrë, në rrugë apo edhe në salla plot e përplot me njerëz.

Rakip Suli duhet të mendojë se si të bëjë një projekt të radhës, një unazë për Kamzën, një shesh të mirëfilltë apo edhe për një zonë të gjelbër. /Voxnews

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›