E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

TIRANË, 22 shkurt /ATSh/ Presidenti Bajram Begaj ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II. Në një mesazh falënderimi në rrjetin social X, Presidenti Begaj e cilësoi këtë vizitë si një shenjë të miqësisë së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të fortë mes Shqipërisë dhe Jordanisë.

Kreu i Shtetit deklaroi se “Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta të paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës fetare”.

Presidenti Bajram Begaj nisi ditën e djeshme një vizitë shtetërore dyditore në Jordani me ftesë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II.

Vizita me një agjendë takimesh të rëndësishme me autoritetet e larta të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, ngriti në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy vendeve.

Takimet dhe vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë, deri më tani, kanë dëshmuar vullnet për forcimin e partneritetit dhe avancimin e agjendës së përbashkët të bashkëpunimit.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›