E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së/ Rama: Haga të zgjedhë mes pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërsisë së përndjekësve të tyre

Ashtu si çdo fundjavë, kryeministri Edi Rama, flet edhe sot për ngjarjet kyçe të javës politike.

Fillimisht u ndal te angazhimi që do të ketë Shqipëria në Bordin e Paqes dhe sigurisht kërkesa e tij në Washington drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump, për gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kam besim se niveli i ri i sensibilizimit lidhur me atë gjykatë, deri më sot pa asnjë standard demokratik, ku akuza dështoi me turp të provonte se UÇK-ja ishte një sipërmarrje kriminale dhe u lëshua në fund e dëshpëruar me kërkesën mizore për 45 vjet burg për Thaçin dhe tre udhëheqësit e tjerë të luftës çlirimtare, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese e cila duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit të njollosësve të Kosovës, pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërsisë së përndjekësve të tyre”, tha ndër të tjera Rama.

Shënimet e javës:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›