E Diel, 1 Nëntor 2026

DPD: Bllokim 3 ditor për mjetet e tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinēs

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informoi sot se në tre ditët e ardhshme do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në kalimet doganore drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas DPD-së, masa vjen si pasojë e një greve të paralajmëruar të transportuesve në këto vende, e cila pritet të zhvillohet në datat 14–16 prill.

Përjashtim nga kufizimet do të bëhet vetëm për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, për rastet emergjente, si dhe për lëvizjen e autoveturave.

Administrata Doganore bën të ditur se situata do të ndiqet në kohë reale dhe do të jepen njoftime të mëtejshme në varësi të zhvillimeve. /a.gj//a.g/

1 nga 2

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›