E Diel, 1 Nëntor 2026

DPSHTRR: Vetëm 5 nga 46 kandidatë kaluan ritestimin për rifitimin e lejes së drejtimit

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Vetëm 5 kandidatë kanë arritur të kalojnë me sukses sesionin e fundit të ritestimit për rifitimin e lejes së drejtimit, nga 46 kandidatë të riregjistruar për testim.

Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e cila thekson rëndësinë e përgatitjes së drejtuesve përpara testimit.

Sipas DPSHTRR-së, që prej nisjes së fushatës në qershor 2022, janë riregjistruar gjithsej 3573 kandidatë, ndërsa 496 prej tyre, ose 13,8%, kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.

DPSHTRR u bën thirrje kandidatëve që të përdorin burimet zyrtare për përgatitjen e testimit, përfshirë platformën e simulimit online dhe aplikacionin “Leje Drejtimi”.

Institucioni nënvizon se përgatitja dhe njohja e rregullave të qarkullimit janë thelbësore për të garantuar drejtues më të përgjegjshëm dhe siguri më të madhe në rrugë.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›