Uashingtoni godet rrjetin financiar të Teheranit, banka turke akuzohet për bashkëpunim me Gardën Revolucionare

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përfshirë në listën e zezë institucionin financiar turk Golden Global Bank, pasi akuzohet se ka shërbyer si urë lidhëse për transferimin e fondeve në favor të autoriteteve iraniane.
Vendimi vjen pas paralajmërimit të Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, i cili në fillim të javës bëri të ditur synimin për të sanksionuar një institucion të ri financiar me qëllim shtrëngimin e kontrollit mbi Teheranin. Në deklaratën zyrtare të Thesarit u theksua se “Golden Global Yatirim Bankasi Anonim Sirketi (Golden Global Bank) dhe degët e saj lehtësuan transaksione me vlerë disa dhjetëra miliona dollarë në emër” të Gardës Revolucionare, e cila përfaqëson forcën e armatosur të Iranit.
Krahas kësaj, Departamenti i Thesarit pretendon se banka në fjalë ka ndihmuar qeverinë e Iranit duke i lejuar asaj “të transferonte fondet e saj jashtë vendit”.
/rtsh.al/