DPSHTRR, mbi 6 mijë pagesa elektronike që nga muaji prill

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) vijon të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për qytetarët, duke ofruar alternativa më praktike dhe të shpejta për kryerjen e pagesave në sportelet e saj.
Që prej muajit prill 2026, kur nisi zbatimi i risisë së pagesave elektronike përmes terminaleve POS, deri më tani janë paguar 6472 shërbime me kartë bankare në sportelet e DPSHTRR.
Kjo mundësi u ofron qytetarëve një alternativë të shpejtë, të sigurt dhe praktike, pa qenë nevoja për përdorimin e parave cash, duke thjeshtuar procesin e pagesës dhe duke kursyer kohë.
Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve, DPSHTRR vijon të ofrojë zgjidhje që lehtësojnë përditshmërinë dhe përmirësojnë përvojën e qytetarëve.
/m.m/j.p/r.e/