E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i liderëve vetëm me Ahmetin dhe Gruevskin

Presidenti Gjorgje Ivanov në vilën presidenciale “Vodno” do të presë vetëm dy liderët e partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, pas refuzimit për pjesëmarrje të liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
Nga kabineti i presidentit, takimi do të mbahet rreth orës 20.00, pavarësisht refuzimit të ftesës nga ana e liderit të partisë më të madhe opozitare Cërvenkovski, i cili tha se nuk dëshiron të jetë mbulesë e një takimi midis Gruevskit dhe Ahmetit për zgjidhjen e çështjeve të hapura të tyre brenda koalicionit.
 

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte do të jetë i pranishëm në këtë takim të presidentit, për të sqaruar dhe shprehur pozicionet e partisë së tij lidhur me mosmarrëveshjet e fundit brenda koalicionit, për zgjedhjen e guvernatorit të BPM-së, si dhe për procesin e ndryshimeve zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
 

PDSH si një nga partitë më të mëdha opozitare shqiptare sot nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me takimin e treshes të ftuar nga Ivanov, një ditë pasi lideri i saj i shkroi një letër faktorit ndërkombëtar për krizën politike në vend. Kjo parti ka shprehur gatishmëri që të marrë pjesë në takimet e liderëve duke përfshirë vetëm katër forcat e mëdha politike VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›