E Hënë, 2 Nëntor 2026

DUBLIN – Martin: Të ushtrohet më shumë presion ndërkombëtar mbi Izraelin

DUBLIN, 16 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri irlandez, Michael Martin ka bërë thirrje për një intensifikim të presionit ndërkombëtar mbi Izraelin – për të ndaluar sulmin e tij në Gazë – pas një raporti të OKB-së, i cili zbuloi se po kryhet gjenocid.

Ky përfundim u arrit nga ekspertë të pavarur të ngarkuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara. Përfundimet e raportit të OKB-se janë refuzuar nga Izraeli.

Martin e mirëpriti raportin duke e quajtur “serioz” dhe “gjithëpërfshirës”.

“Ky është një raport përfundimtar dhe domethënës”, u tha ai gazetarëve,  në qytetin jugperëndimor, Cork.

“Raporti i OKB-së thotë se katër nga pesë kriteret e gjenocidit janë përmbushur në lidhje me sjelljen e Izraelit në Gazë dhe ne të gjithë po e dëshmojmë tani”, tha ai.

“Për momentin, çdo bllok ndërtesash banimi po shkatërrohet. Raporti thotë se 90% e të gjitha banesave janë shkatërruar. Objektet arsimore janë shkatërruar, objektet e kujdesit shëndetësor, – me fjalë të tjera, po sulmohet lindja”, tha Martin.

“Pra, është shumë, shumë e qartë nga ai raport se po ndodh një gjenocid dhe Izraeli do të duhet të mbahet përgjegjës, dhe qeveria e Izraelit do të duhet të mbahet përgjegjëse, për atë që po ndodh. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›