DW në shqip mbush 20 vjet

Me këtë rast, drejtori i programit të DW, Christian Gramsch, ka siguruar se informatat e Deutsche Welles janë të vërteta, të paanshme dhe dinjitoze.
“Ne jemi shumë krenarë që punojmë si të pavarur, kështu që ju si klientë duhet të jeni të sigurt se informatat tona janë të vërteta, të paanshme dhe sigurisht dinjitoze. Synimi ynë nuk është vetëm të japim informata por vërtet është me rëndësi të zhvillojmë një dialog brenda saj”, ka thënë Gramsch.
Ndërkaq drejtuesja Verica Spasovska ka thënë se 20-vjetori i DW-së në gjuhën shqipe është një qëllim i mirë për të festuar, sepse prezanton përkushtimin për programin në gjuhën shqipe.
“Gjatë periudhës së Luftës së Ftoftë, DW ka qenë zëri i lirisë; gjatë luftës në Jugosllavi, DW ka qenë një burim i pavarur i informative, ndërsa tani është zëri i Evropës në përgjithësi. Natyrisht ne përpiqemi që të jemi zëri i Gjermanisë në gjithë Evropën e posaçërisht tani kur Evropën e ka kapluar kriza dhe që ka shumë zëra që janë kundër zgjerimit të Evropës, kështu që në përpiqemi të bindim opinionin që zgjerimi është një burim i paqes në rajon”, është shprehur Spasovska.
Ajo më tej ka shtuar se qëllimi i DW nuk është të japë informata të shpejta, por të bëjë analiza me informata të shumta.
Drejtuesja e redaksisë së DW, Vilma Filaj- Ballvora u shpreh se DW filloi në një kohë kur kontinenti ishte i përfshirë nga ndryshime të mëdha politiko- shoqërore.
“DW filloi të flasë në shpip pikërisht 20 vjet më parë ku mbarë kontinenti ishte i përfshirë nga era e vrullshme e ndryshimeve të mëdha, e përmbysjeve në drejtim të sistemve politiko-shoqërore dhe në një dekadë kur revolucioni i teknologjisë së informacionit ishte përfshirë në mbarë botën”, ka thënë Filaj-Ballvora.