Guardiola do ta udhëheq Arsenalin

Ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nga viti i ardhshëm do ta udhëheq Arsenalin.
Aktualisht, ai po qëndron në New York, ku jeton edhe një ish lojtar i Barçës, mbrojtësi meksikan Rafa Marquez, që aktualisht luan për New York Red Bulls.
Ky i fundit ka folur për të ardhmen e ish futbollistit të njohur spanjoll.
“Mendoj se e ardhmja e Pep Guardolas, nga sezoni i ardhshëm, do të jetë në Arsenal”, theksoi ish përfaqësuesi meksikan. Ndërkohë, flitet se trajneri spanjoll mund ta udhëheq Milanin ose Interin, nga sezoni i ardhshëm, por në opsion është edhe Manchester Unitedi.