Daçiç po provokon shqiptarët në Luginën e Preshevës
Forcat e xhandarmërisë serbe kanë vazhduar me bastisjen e familjeve shqiptare në Preshevë, pas një shpërthimi që ndodhi në mëngjesin e së hënës në një ndërtesë ku po banonin familje të policëve serb dhe xhandarmerisë. Policia serbe ka arrestuar disa shqiptarë në këtë Luginë, ndërsa ajo që nuk urohet është një konflikt i mundshëm në prag.
Pas shpërthimit të së hënës është arrestuar një shqiptar. Policia serbe i vendosi prangat Xhelal Sylejmanit, familjarët e të cilit nuk dinë asgjë se ku ndodhet. Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi ka qëndruar edhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiç, i cili këtë veprim e ka quajtur një akt klasik i terrorizmit.
Reagimet e partive shqiptare
Lidhur me këto arrestime dhe bastisje kanë reaguar ashpër subjektet politike shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës. Lideri i PDSH, Ragmi Mustafa ka theksuar se në banesën ku ka ndodhur shpërthimi, banojnë në mënyrë të paligjshme policë serb të stacionit policorë të Preshevës madje oficerë të ushtrisë serbo dhe qytetarë të tjerë shqiptarë me të drejt shfrytëzimi.
“Këtë banesë e ndërtuan vitet nëntëdhjetë punëtorët e subjekteve ekonomike të Komunës së Preshevës. Në mënyrë të padrejtë u vendosën pas luftës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës forca ushtarako policore të Serbisë. Eksplodime të ngjashme kishte edhe disa ditë më parë në Komunën e Bujanovcit, madje në qytetin e Preshevës disa muaj më parë por edhe çdo vit kur bashkatdhetarët tanë ndodhen për pushime verore në familjet e tyre”, thotë Mustafa.
Ai ka shtuar se xhandarmeria serbe ka vazhduar edhe këtyre ditëve terrorin dhe bastisjet ndaj familjeve shqiptare. Partitë politike shqiptare në këtë rajon ftojnë komunitetin ndërkombëtar që të ndihmojë shqiptarët e pambrojtur në Komunën e Preshevës dhe Luginë për të qenë të rehatshëm, të sigurt dhe të qetë në vendbanimet e tyre.
Ish-Kryetari i OVL-UÇPMB-së Lulzim Ibishi dhe pasardhësi i tij Sadat Nuhiu janë të shqetësuar me situatën e sigurisë në Luginë të Preshevës. Ata thonë se aksionet e xhandarmerisë dhe policisë në kombinim me ato të ushtrisë të udhëhequra nga BIA-së nuk kanë të ndalur ndaj ushtarëve të UÇK-së dhe UÇPMB-së.
“Kjo nuk është hera par ku ish ushtarët e UÇK-së ,UÇPMB-së janë cak i sulmit me qëllim të tensionimit të situatës ne Luginë të Preshevës ku mekëto bastisje , doza e pasigurisë i shtohet popullatës civile e cila asht duke jetuar ne Luginë të Preshevës”, thuhet në komunikatën e OVL-UÇPMB-së.
Bastisje kryesisht të familjeve të pjestarëve të ish-UÇPMB-së
Në rajonin e Preshevës janë regjistruar bastisje të radhës nëpër shtëpitë shqiptare, kryesisht të ish-pjestarëve të UÇPMB-së, tashmë të shpërndarë pas konfiktit në këtë zonë në vitin 2000. “Bëhet fjalë për familjen Nuhiu në qytetin e Preshevës, familjen Ibishi në fshatin Norçë, familjen Dalipi në fshatin Gerajt dhe familjen Mehmeti në fshatin Miratocë.
Preteksi në bastisjet e objekteve të këtyre familjeve ishte gjetja e armëve. Natyrisht se ky skenar sipas deklaratave të familjeve që janë vizituar është i organizuar që më parë sepse ka shumë ditë që këto familje ishin nën vëzhgimin e rreptë të xhandarmërisë serbe”, kanë theksuar përfaqësuesit e organizatave për të drejtat e njeriut. Banorët lokalë kanë theksuar se me tendencë të caktuar po tensionohet situata në këtë rajon, nga struktura të errëta shtetërore serbe. “Përfundimisht kërkojmë largimin e forcave ushtarako policore e sidomos të xhandarmërisë ng komunat tona”, thekson edhe kryetari aktual i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. (ina/start)