E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim i fuqishëm pranë ndërtesës së Parlamentit

Ngjarja ndodhi përballë ndërtesës së Parlamentit, teksa mendohet se në shënjestër ishte një makinë tip Benz, i cili ka shpërthyer fuqishëm, duke dëmtuar edhe një ndërtesë aty pranë. Fatmirësisht makina ishte e parkuar, ndërsa nuk ka pasur persona brenda saj gjatë momentit të shpërthimit.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrëfikëse dhe forca të shumta policie nisur edhe nga fakti që shpërthimi ndodhi fare pranë selisë së Kuvendit që është godinë e rëndësisë së veçantë.

Policia ende nuk ka një version të sajin për ngjarjen e ndodhur. Nuk dihet ende se nga cili ishte shkaku i shpërthimit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen, e cila ndodhi fare pranë ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë, një ndërtesë me siguri të lartë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›