E Diel, 1 Nëntor 2026

Feith vlerëson nisjen e reformës në pushtetin lokal

Ekipi Përgatitor Komunal ka për detyrë të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme rreth sigurimit të burimeve, pasurisë dhe strukturës administrative që duhen për ta themeluar dhe për ta vënë në funksion komunën e re të Kllokotit-Vërbovcit.

Më këtë rast, Pieter Feith vlerësoi shumë të rëndësishëm fillimin e reformimit të pushtetit lokal në Kosovë. "Reforma e kësaj natyre është e ndjeshme meqë kjo ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve. Besoj se është e udhës që Qeveria dhe partnerët e saj ndërkombëtarë ta zhvillojnë këtë proces hap pas hapi. Është jetike që procesi të jetë në hap me vullnetin dhe kapacitetin e komuniteteve të përfshira me synim të legjitimimit demokratik të komunave të sapoformuara, sa më parë që të jetë e mundur”, tha Piter Feith. (rtk/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›