E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçic: Ndarje ose protektorat për pjesët serbe të Kosovës

BEOGRAD- Aksionet e Qeverisë së Kosovës në veri e kanë komplikuar situatën në Kosovë, ka deklaruar zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçic në një intervistë për mediat serbe.

“Askush nuk mund të presë dhe të kërkojë nga Serbia që për çfarëdo qëllimi, qoftë ai edhe anëtarësimi në BE, të thotë se nuk e intereson Kosova dhe serbët që jetojnë atje”,- theksoi Dacic.

Zyrtari serb theksoi se midis Serbisë dhe Kosovës ekzistojnë qëndrime të thella sa i takon kufijve, ndërkohë që propozon si zgjidhje protektora për pjesët serbe të Kosovës.

“Zgjidhja e vetme e mundshme për jetë në paqe dhe vendosjes së pikës në të gjitha problemet që ekzistojnë është përkufizimi, në të cilin pjesët serbe të Kosovës do të mbeteshin në Serbi, ose do të ishin nën ndonjë administratë të përkohshme ndërkombëtare, e cila nuk do të ishte nën juridiksionin e Prishtinës”, nënvizoi Daçic.

Daic nënvizon Serbia i ka të përcaktuara kufijtë e saj, ndërkohë thekson se nuk do i lejojë Prishtinës të përdiorë dhunë kundër serbëve.

“Prej bombardimit të NATO-s, nga Kosova në Serbi janë shpërngulur 200,000 serbë, ndërsa në këtë moment edhe 200,000 jetojnë në Kosovë. Serbia i ka vijat e veta të kuqe dhe nuk do t’i lejojë Prishtinës që kundër serbëve në Kosovë të përdorë dhunën, me të cilën do të nxitej edhe një valë e konfliktit dhe spastrimit etnik”,- nënvizoi Dacic.

Ndërkohë zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçic theksoi se Serbia për hir të anëtarësimit në BE nuk do të shkojë në dëm të interesave të veta nacionale e shtetërore.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›