Greva në portin e Barit vonon mbërritjen e trageteve në Durrës
DURRËS- Greva e punonjësve në portin e Barit ka shkaktuar thuajse 6 orë vonesë për mbërritjen e tre trageteve në Durrës. Nga agjencitë e udhëtimit mësohet se tragetet duhet të ankoroheshin në portin e Durrësit në oreën 7:00, por deri në orën 12:30 asnjë prej tyre nuk kishte mbërritur.
Bëhet fjalë për tragetet e agjencive të ndryshme, por të të njëjtës linjë Durrës-Bari.
Raportohet se nga ankorimi i tyre udhetojnë 500 pasagjerë, 100 automjete dhe 50 trajlera.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Bëhet fjalë për tragetet e agjencive të ndryshme, por të të njëjtës linjë Durrës-Bari.
Raportohet se nga ankorimi i tyre udhetojnë 500 pasagjerë, 100 automjete dhe 50 trajlera.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)