Paga e 13-të, minatorët e Bulqizës bllokojnë galerinë 39, kërcënojnë me grevë
BULQIZE- Minatort e Bulqizës ashtu scic kishin paralajmëruar një ditë më parë kanë rinisur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00 protestat.
72 minatorët e zonës D në minierën e Bulqizës kanë bllokuar galerinë 39 dhe kërcënojnë se do rinisin grevën nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Ky paralajmërim vjen pasi ata nuk kanë marrë pagën e 13-të e premtuar nga ACR.
Sipas minatorëve kompania koncensionare austriake ACR ka deklaruar se pagesa e minatorëve do bëhet nga nënkontraktorët. Nga ana tjeter, këta të fundit pretendojnë se pagesa e 72 minatorëve duhet tu jepet nga ACR.
Përplasja ACR –nënkrontraktorë ka lënë në një gjendje të vështirë minatorët të cilët shprehen se ACR dhe nënkontraktorët nuk mbajtën premtimet e bëra gjatë arritjes së marrëveshjes ndërmjet palëve.
Minatorët deklarojnë se asnjëra palë nuk paguan rrogën e 13 dhe ditën e lejes, duke hedhur përgjegjësitë njëra-tjetrës ndërsa janë shprehen të vendosur se do të vijojnë protestat në zonën D të galerisë së Bulqizës deri në marrjen e rrogave dhe plotësimin e gjithë kërkesave që u janë premtuar.
Minatorët e Bulqizës u rikthyen në punë pas 3 muajve ndërprerje të saj, pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë konçesionare ACR.
(e.m/BalkanWeb)