Daçiç: Serbia s’heq dorë nga Kosova me çmimin e BE-së
BEOGRAD- Serbia këmbëngul në qëndrimin e saj për të mko hequr dorë nga Serbia, me kushtin e Bashkimit Europian. Në një intervistë për “Vecernje Novosti”, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç thekson se Serbia nuk mund të kalojë linjat shtetërore dhe kombëtare për të hyrë në Bashkimin Evropian.
“Ne duam të vazhdojmë dialogun me Prishtinën, i duam integrimet në BE, por jo me çmimin që të mbesim pa shtet dhe pa dinjitetin thelbësor. Një gjë të tillë nuk do ta pranonte askush në Evropë dhe as botë”, ka thënë Daçiç.
Sipas tij, Serbia nuk heq dorë nga integrimi evropian, por, në të njëjtën kohë, nuk mund të miratojë formulimin e Brukselit që “cenon integritetin territorial të Serbisë”.
“I bëj thirrje Brukselit të mos na vërë para dilemës ‘Kosova ose BE-ja’, sepse nuk mund të heqim dorë nga vetja dhe shteti ynë”, ka thënë Daçiç.
Edhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç deklaroi dje se Serbia është e gatshme të tërhiqet nga rruga e integrimit europian nëse zyrtarisht i paraqitet kushti për të zgjedhur mes BE-së dhe Kosovës.
Në raportin e publikuar ditë më parë, zyrtarët evropianë kanë kërkuar nga Serbia që të respektojë integritetin territorial të Kosovës, si kusht për të avancuar drejt BE-së.
(e.m/BalkanWeb)