E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Të këmbejmë veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka vlerësuar se Prishtina dhe Beogradi me lehtësi do të mund të pajtoheshin për këmbim territoresh, që do të thoshte këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, e cila është e banuar kryesisht me shqiptarë.

"Mirëpo, diçka e tillë nuk do të ishte e pranueshme për Washingtonin. Atje vlerësojnë se kjo do të shkaktonte një luftë të re në Maqedoni”, ka thënë Daçiç në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Daçiç ka thënë se Serbia nuk dëshiron një shtet të vogël serb në Kosovë, siç është Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, por dëshiron që serbëve t’iu mundësohet të “bashkohen në rajon, që do të ishte vetëm edhe një në mesin e disa të tjerëve në Kosovë, çfarë janë edhe në Evropë ", transmeton Telegrafi.

Ai e ka cilësuar si “të pabazë” frikën në Kosovë se dhënia e më shume kompetencave për Asociacionin e komunave serbe do të çonte në separatizëm.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›