E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: E ardhmja s’varet nga Liga e Kampioneve

Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo, kërkon të hedhë poshtë zërat që thonë se ardhmja e tij varet nga fitimi ose jo i Ligës së Kampioneve. Sonte ai do të jetë në ndeshjen e kthimit në Stamboll mes Gallatasarajit dhe Realit të Madridit. Kujtojmë që sfida e parë ka përfunduar 3-0 në favor të mad-rilenëve dhe duket sikur sot do të luhet për statistikë. Por Murinjo thotë: "Asnjëherë në futboll nuk i dihet. Nuk e mohoj se nuk jemi në avantazh, por kur ke 50 mijë tifozë kundërshtarë, jo çdo gjë është e lehtë. Sa i përket së ardhmes sime, kjo nuk varet nga Liga e Kampioneve. Nuk është momenti të flitet për këtë. Do të ulem të diskutoj me njerëzit e duhur dhe në kohën e duhur." 
(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›