E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq: Ashton ma ka premtuar datën

Kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë për mediat serbe se ka marrë premtim nga baronesha Catherine Ashton, se gjatë këtij viti, Serbia do të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Kreu i qeverisë serbe, ka thënë se marrja e datës për fillimin e negociatave për rrugën në BE, nuk është si shpërblim i procesit të dialogut Prishtinë-Beograd, që u ndërmjetësua nga BE-ja.

Ai ka thënë se për herë të parë komuniteti ndërkombëtar ka qenë në anën e Serbisë dhe kjo sipas Daçiqit, do të hapë një epokë të re për shtetin e Serbisë.

Daçiq ka përsëritur edhe njëherë se edhe pse është arritur marrëveshje me delegacionin e Prishtinës, Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›