Mali i Zi në protestë, kontestohet fitorja e Vujanoviç

Sipas burimeve policore, rreth pesë mijë persona kanë manifestuar sot në në kryqytetin malazez Podgoricë, për të kontestuar fitoren e presidentit Filip Vujanovic në zgjedhjet e 7 prillit të shkuar. Ata ishin mbështetës së Miodrag Lekiç.
Demonstruesit kanë kërkuar që parlamenti të anulojë votën e dy javëve më parë, për të zhvilluar të tjera zgjedhje.
Ndërkaq ka qenë vetë Lekiç, i cili mbështetej nga manifestuesit që qetësoi situatën dhe largoi manifestuesit nga sheshi./Indeksonline/